Blushi: Vlora pa ujë, Rama lahet me verë 33 mijë euro

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi thotë se ndërprerja totale e furnizimit me ujë për qytetarët e Vlorës prej 4 ditësh nuk është as “defekt tenik”, por dëshmi e dështimit të kryeministrit Rama që erdhi në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë.

Deklarata e plotë

Lënia pa ujë për më shumë se 4 ditë e qytetarëve të Vlorës, nuk është as “defekt tenik” dhe as një fatkeqësi natyrore. Është dëshmia më e qartë dhe më brutale e fytyrës kriminale dhe e babëzisë së pashtershme të Edi Ramës dhe çetës së “Rilindjes”, që erdhën në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë, por që sot e kanë zhytyr Kryeqytetin e Flamurit në një emergjencë jetësore, të etur për ujë, të braktisur dhe të poshtëruar, siç kanë lënë pa ujë të pijshëm Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avullimi i mbi 50 milion euro investime në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve në Vlorë është prova se prioriteti i hajdutëve të Edi Ramës në Bashkinë e Vlorës nuk janë qytetarët, por vetëm vjedhja pa mëshirë e taksave të shqiptarëve, që në Shqipërinë e vitit 2026 që po afron nuk kanë as ujë për t’u larë në shtëpitë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama që zhgryhet mes luksit të paimagjinueshëm në vendin më të varfër të Europës, që lahet me verë 33 mijë euro shishja të koordinatorit të tij me bandat, Ergys Agasit dhe që noton në pasuri të paligjshme marramendëse të krijuar nga korrupsioni i përbindshëm 13-vjeçaar është përgjegjësi direkt i përmbytjeve të Vlorës në verë dhe i tharjes së saj për ujë në dimër.

Përshëndesim protestën dinjitoze dhe frymëzuese të qytetarëve guximtarë të Vlorës, zëri i të cilëve u dëgjua në të katër anët e vendit, që pavarësisht bindjeve të tyre politike u ngritën në këmbë dhe ja bënë fora duke u përballur me sejmenët e Edi Ramës në Bashkinë e Vlorës që në vend të reagonte për mungesën e ujit të pijshëm organizonte mbrëmje gala për të vijuar talljen kriminale me qytetarët.

Sot Qarku i Vlorës është kthyer në simbolin e korrupsionit të kësaj Qeverie, që ende refuzon të dorëzojë para drejtësisë Zv/kryeministren Belinda Balluku që bashkë me Edi Ramën vodhën mbi 75 milion euro në tunelin e Llogarasë, ku i zhdukën dy urat, siç zhdukën dhe vodhën tubacionet e ujësjellësit që po thajnë sot një qytet të tërë për ujë të pijshëm.

Njësoj siç vodhën 138 milion euro për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që noton në ujë thuajse jashtë çdo funksioni dhe siç grabitën 146 milion euro me rrugën e florinjtë dhe jashtë çdo standardi sigurie Kardhiq-Delvinë, që prodhon çdo ditë fatkeqësi të paralajamëruara për qytetarët që kalojnë aty.

Ky regjim, pa Flamur dhe pa Atdhe, e urren Vlorën njësoj siç urren çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot, që sot mban mbi shpinë barrën e rëndë të korrupsionit të sëmurë dhe mungesën e shërbimeve më bazike. Prandaj qëndresa e vendosur dhe e pandalshme përballë këtij narkoregjimi, deri në çlirimin e plotë të institucioneve dhe rikthimin e sovranitetit te qytetarët, është një mision historik për çdo shqiptar të lirë dhe të ndershëm, nga Vlora në Shkodër.

Askush që e do këtë vend nuk mund të pajtohet me grabitjen barbare të pasurive publike, as me shkeljen sistematike të lirive dhe të drejtave themelore nga një regjim mafioz që nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por vetëm interesat e tij kriminale. Përballja pa kthim me narkoshtetin, me çdo mjet demokratik dhe me përshkallëzim të pandalur të aksionit opozitar, është një betejë që nuk do të ndalet deri në fitore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?