Boçi: Akademia pushtohet nga një mbetje inerte e diktaturës
Politikani dhe pedagogu Luçiano Boçi ka shprehur indinjatën e tij pas shpalljes si kryetar të Akademisë së Shkencave, të Skënder Gjinushit, kryetarit të PSD-së. Boçi sjell në kujtesë faktin se Gjinushi e ka nisur karrierën politike në vitet e diktaturës, në 1987 deri në 1991 si Ministër i Arsimit dhe, pas një karriere të gjatë në politikë edhe në vitet e demokracisë, ngjitet në krye të institucionit që duhet të ishte më i pavaruri politikisht.
“Çfarë absurdi?! Akademia e Shkencave, e cila në çdo vend të botës është institucioni më i shkëputur nga politika, në Shqipëri pushtohet nga kryetari politik i një partie politike, mbetje inerte e kohës së diktaturës. Madje, që u pagua nga vetë Rama si kryereformator, vetëm e vetëm të bëhej Kryetari i saj! RIP Akademia e Shkencave!- përfundon Boçi duke nënkuptuar vdekjen e këtij institucioni.
KOHA JONË SONDAZH

