Boçi flet për skenarin në protestën e 7 tetorit, tregon sesi reagon Salianji në Facebook
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka zbuluar skenarin e opozitës për protestën e datës 7 Tetor. Përmes mosbindjes civile, Boçi u shpreh se shihet si një aksion simbolik me një format jo të zakonshëm të protestave, ku sipas tij nuk do të artikulohet problem me protestuesit, por do të ketë një lëvizje të qytetarëve në forma dhe mënyra që do të përcaktohen në ditët në vijim.
”Të gjitha protestat janë qytetare, pavarësisht shkallë së agravimit, dikush e quan dhunë, dikush duf. Qytetarët do shprehin të gjithë atë që është grumbulluar falë asaj arrogance, falë keqqeverisjes, sigurisë së jetës, arsimit, etj”,-tha Boçi. I pyetur për mënyrën se si komunikon deputeti Salianji përmes statuseve në Facebook, Boçi nuk dha detaje.
”Ka postuar në Facebook. Do hyjmë tek rregullat e institucionet e vuajtjes së dënimit, do duhet të kishte një sallë ku secili në një kohë të caktuar të hyjë në rrjetin e tij dhe të mbajë qëndrimin e tij pa hyrë në komunikim, sepse janë të kufizuara. Komunikimi i Salianjit nuk do të ndërpritet, ka forma dhë mënyra për ta realizuar sepse nuk është thjeshrt Salianji ai që duhet ta shkeli ligjin, që të përdorë Facebook-un aty brenda. Ka mënyra të tjera alterantive, të mos hyjmë në gjëra kaq të thjeshta, me kurjozitete të vogla të tipit gossip”,-tha në ”Euronews Albania”.