Boçi: Grupi i Alibeajt në përplasje me vullnetin e anëtarësisë. 13 shtatori është vendosur nga opozita

Deputeti demokrat Luçiano Boçi nuk arriti të bëhej kreu i grupit parlamentar të PD-së. Por si nënkryetari i PD-së, Boçi nuk e cilësoi me rëndësi emrin e personit që drejton grupin, por shtoi se vullneti i anëtarësisë qartazi nuk reflektohet te disa prej parlamentarëve demokratë.

“Grupi shpreh vullnetin se çfarë duan anëtarët e PD-së si primare në betejën politike në këtë aspekt zyrtarizimi në thonjëza i Alibejat nuk e pasqyron këtë vullnet politik, nuk ka përplasje emrash, por ka një përplasje të vullnetit të anëtarëisisë të cilët kane folur më 11dhjetor, kjo zgjidhet në bazë të refklektimit të çdo deputeti që vjen si një mandat jo i vullnet personal, por i vullnetit të anëtarëve së PD”.

Edhe pse në komisionin e reformës territoriale nuk kanë përfaqësues, Boçi tregon se grupimi i Berishës ndan të njëjtat qasje me atë të Alibeajt, për mënyrën se si duhet të jetë harta e re. Në parim pro nismave për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit apo dekomunistizimit, ai vë theksin te synimi që kanë palët propozuese.

“Asnjëherë nuk mund të themi se është vonë për këto nisma sidomos PD-ja duhet t’i bëjë dhe ligjin e lustracionit, teksa ata që kanë synime të largojnë dikë nga politika nuk i shërbejnë asnjërit prej qytetarëve”.

Boçi tregon për A2 CNN se aksioni në terren po bëhet në sinkron me Partinë e Lirisë, përfshirë këtu edhe protestën e 13 shtatorit. “Data e vendosur është e opozitës”.

SHKARKO APP