Boçi ironizon Ballën: Ish-sekretari i ish-partisë Komuniste i shqetësuar për praninë e Berishës

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë çështjen e pjesëmarrjes në seancat Parlamentare të Sali Berishës, që sipas tij janë të papranueshme. Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi thotë se Balla që është ish-sekretar i përgjithshëm i partisë ish-komuniste, nuk ka të drejtë të vërë në diskutim pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend.

Boçi e paralelizoi kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë në Komunizëm, që firmoste për ekzekutimin e poetëve, si Havzi Nela.

“Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij, iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90, do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve. Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit! Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”, shkroi Boçi.

SHKARKO APP