Boçi: Kuvendi ha turpin me kartona
Pa praninë e opozitës në seancë, Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e quan votimin një degradim moral dhe politik. Në një postim në facebook, ai shkruan se kuvendi ha turpin me kartona. ”Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre. Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare. Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit. Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti”,-shkruan Boçi në facebook.
Postimi i plotë
Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare. Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë. Tani po e ripërtypin dhe me kartona.
Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre. Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.
Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit. Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti. Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!
KOHA JONË SONDAZH

