Boçi: MAS nxjerr udhëzime që kundërshtojnë veten

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka sulmuar ashpër Ministrinë e Arsimit pasi sipas tij kjo e fundit po tallet me studentët lidhur me proceduat e aplikimit për në universitete.

Teksa ka publikuar edhe dokumentin që tregon procedurat, Boçi thekson se ai është në kundërshtim më udhëzimet e mëparshme të vet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

44530574 1274865022655089 4126949150338056192 N

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI I BOCIT

Swiss Digital Mobile Reklama

MINISTRIA QË KUNDËRSHTON VETVETEN E
TALLET HAPUR ME STUDENTET

Nuk është rasti i parë që Ministria e Arsimit, prodhon udhëzime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, apo që bien ndesh me ligjet.

I tillë është dhe Udhëzimi nr.33 i datës 23.10. 2018 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2018-2019” të ndryshuar.

Udhëzimi në fjalë bie në kundërshtin si me Rregulloren e maturës, që përcakton qartë rregullat, kriteret e procedurat që ndjekin maturantët për të fituar të drejtën e studimit, ashtu dhe ligjet e aktet e tjera nënligjore.

Po të lexosh udhëzimin, sipas të cilit tani regjistrimi i maturantëve mund të bëhet dhe pa aplikuar me formular dhe jashtë portalit, e kupton që gjithçka e realizuar me zhurmë, bujë, tam-tame drejtësie e më the e të thashë deri më tani, ka qenë një farsë gjigande, një proces fiktiv që thjesht mbajti me gajret maturantët prej 5 muajsh rresht.

Udhëzimi rrëzon çdo meritë, çdo preferencë, çdo konkurencë, ndërkohë që thotë troç që ngulja e maturantëve muaj rresht para formularëve, ambicieve, ëndrrave, ekraneve të komjuterit për të ndjekur lëvizjen e emrit, ishte thjesht nxjerrje gjigande gjuhe nga Ministria.
Një tallje ekzemplare.
Dhuratë nga Rama e Lindita.
Kjo nuk është hapje e portave të Universiteteve nga mirësia, por shqyerje e Universiteteve nga idiotësia.
Se çfarë kuptimi ka ky udhëzim që rrëzon të gjithë të tjerët, askush nuk mund ta thotë.
Kot maturantët u investuan në mendje, në financa, në energji, në formulare, në portale.
Kot u regjistruan diku, ku nuk deshën e sot nuk munden të çregjistrohen.
Kot u mërzitën, apo u gëzuan.
Kjo nuk është as garë, as meritë, as arritje.
Kjo është paaftësi dhe papërgjegjshmëri e ulur këmbëkryq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?