Boçi me kandidatet Bardeli dhe Mehmeti takime në Shkodër: Biznesin e vogël duan ta mbyllin

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka vijuar takimet. Bashkë me kandidatet deputete Greta Bardelin dhe Senada Mehmetin, ata kanë zhvilluar takime në bizneset e zonës. ”Me Greta Bardelin dhe Senada Mehmetin, në bizneset e zonës. Biznesin e vogël duan ta mbyllin. Koha nuk pret më. Taksat e larta, taksidarët dhe korrupsioni, po ua marrin frymën bizneseve të zonës. Koha kur tregtarët e bizneseve të vogla shifen si lopa për tu mjelur për të mbushur xhepat e korrupsionit, do të marrë fund”,-shkruan Boçi.

SHKARKO APP