Boçi: Ministria po sillet si pronare e institucioneve arsimore

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook, thotë se Ministria e Arsimit po sillet si pronare e institucioneve arsimore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit parauniversitar, i cili përcakton se është njësia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridksionin mbi to.

Postimi i plotë

Në funksion të farsës zgjedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsimit nxjerr një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar. Një turp e skandal i paparë e i padëgjuar. Qarkorja udhëron në pikën 5, dorëzimin e institucioneve arsimore policisë së shtetit, duke ligjëruar dhunimin e shkollave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërkohet. Ky është pushtim policor. Në qarkore, Drejtorët si personel arsimor, në kundështim me nenin 88 të Kodit që i ndalon, përfshihen me detyrim në procesin zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria sillet si pronare e institucioneve arsimore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit parauniversitar, i cili përcakton se është njësia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridksionin mbi to. Që garanton paprekshmërinë, ruan e mirëmban institucionin arsimor. Çmenduria e Ramës e të pabesëve të tij nuk paska kufij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?