Boçi nxjerr fotot: Si vihen në rresht nxënësit e shkollave për takimet e Ramës
Ish-deputeti i PD-se, Luçiano Boçi ka denoncuar sot me foto, se si femijet e shkollave vihen ne rresht per takimet zgjedhore te Rames. Rasti i fundit i denoncuar nga ish-deputeti demokrat eshte ai ne Belsh.
“Votat i blen me krimin, me dakët e Dakot që i bën kryetarë Bashkish! Fushatat i bën me fëmijët! Sheshet i mbush me njerëz të importuar nga administrata”- shkruan ai, teksa poston fotot te autobusëve te ardhur nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Kuçova, Cërriku.
Postimi i Boçit
Shihni si vihen në rresht fëmijët e shkollave në takimin zgjedhor në Belësh.
Ka ardhur “udhëheqësi”, t’u tregojë përrallat mashtrime të rradhës!!!!
Votat i blen me krimin, me dakët e Dakot që i bën kryetarë Bashkish!
Fushatat i bën me fëmijët!
Sheshet i mbush me njerëz të importuar nga administrata.
(Në foto autobuzët e ardhur nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Kuçova, Cërriku)
Turp e skandal!
Shpëtimi vjen në 8 Qershor!
KOHA JONË SONDAZH

