Boçi për ”KJ”: Dekreti delegjitimon 30 qershorin, Rama vijon grushtin e shtetit
Për ish-deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, dekreti i ri nga Presidenti Ilir Meta, delegjitimon në shkallë absolute 30 qershorin e Ramës. Në një prononcim për “Koha Jonë”, ai thekson se: “Caktimi i një date nga ana e Presidentit, delegjitimon në shkallë absolute 30 qershorin e Ramës dhe detyron KQZ administrative ti bindet pa kushte dekretit”.
I pyetur për këmbënguljen e qeverisë për të shkuar në zgjedhjet e 30 qeshorit, ai thotë se tregon vazhdimin e grushtit të shtetit. “Këmbëngulja e qeverisë është thjesht vazhdim i grushtit institucional që kërkon të realizojë Rama, për të uzurpuar me dhunë pushtetin lokal në Republikën tonë duke shkelur kushtetutën dhe duke dalë kundër interesave të vendit dhe të qytetarëve”.
Si do të veprojë tani opozita? Ish-deputeti thekson se opozita do të vazhdojë betejën për demokraci. “Ne do vazhdojmë betejën tonë në mbrojtje të demokracisë kushtetuse dhe të Republikës. Pamundësimi i 30 qershorit sot pas daljes së datës së re akoma më shumë është shndërruar në një detyrë qytetare dhe politike të pakthyeshme e të domosdoshme”.
R.Shtylla/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

