Boçi për ”KJ”: Negociatat çelen me largimin e Ramës

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, për “Koha Jonë”, thotë se shtyrja e negociatave është një penalizim për të ardhmen europiane të vendit dhe njëkohësisht një shuplakë e rëndë për Edi Ramën.

“Shtyrja e negociatave është një penalizim për të ardhmen europiane të vendit dhe njëkohësisht një shuplakë e rëndë për Edi Ramën. Mos harrojmë që ky i fundit ka mashtruar publikisht opinionin që negociatat janë hapur një vit më parë. Përpos që është përgjegjësi kryesor për gjendjen e kriminalitetit, korrupsionit, trafikimi dhe bshkëpunimi i tij me krimin dhe gjendjen katastrofale sociale”.

Nga ana tjetër, Boçi thekson se konflikti politik është gjeneruar nga Rama. “Konflikti politik është gjeneruar nga Rama e enturazhi i tij kriminal. Grabitja e votës së lirë që është gur themeli i demokracisë së një vendi që aspiron Europën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të çelja e negociatave do të ndodh vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama. “Hapja e negociatave do të mundësohet me largimin e Ramës dhe rivendosjes së vlerave të demoracisë e lirisë në vendin tonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH/ Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?