Boçi për Taulant Ballën: Njerëzit problematik organizohen dhe frymëzohen nga ai

Luçiano Boçi, kandidati i PD-së i renditur në vendin e shtatë në listën në qarkun e Elbasanit, thotë se kemi në qeverisje një bande. Njerëzve problematikë, thotë ai, në këmbim të qetësisë, i kërkohet dhënie kontributi.

“Në qeverisje kemi një bande që drejton vendin, e cila kërkon të përsërish pushtetin nëpërmjet mjeteve dhe mekanizmave jo politikë dhe jo ligjorë, duke organizuar skalionet e saj dhe i ka hedhur në terren për të rrëmbyer votën, duke marrë peng fatet e njerëzve. Njerëzve problematikë, në këmbim të qetësisë, i kërkohet dhënie kontributi. Një situatë e tillë ka krijuar edhe tensione në situatën zgjedhore në Elbasan”, -tha në ”A2cnn”.

Po ashtu ai ngriti edhe akuza ndaj Taulant Ballës, duke thënë se njerëzit problematik organizohen dhe frymëzohen nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Parimi i mazhorancës është ndërtimi i skalioneve të tilla në të gjithë Shqipërinë, por veçanërisht në Elbasan. Në këtë qytet, pjesa e këtyre organizimeve frymëzohet nga drejtues specifik politikë, të cilët janë edhe në vende të diskutueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qoftë se unë jam i shtati në listën e PD dhe e konsideroj veten fitues, në listën e PS është numri 2 i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i saj, i cili ndodhet në pozicionin e tetë, në pozicionin më humbës të mundshëm. Në këtë mënyrë organizon dhe frymëzon veprime të tilla me mbështetje të drejtpërdrejtë të kryeministrit”, tha Boçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?