Boçi: Përdorimi i opozitës aksidentale diskrediton Ramën

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e cilëson të papranueshëm ndalimin e koalicioneve, që sipas tij i rrezikojnë pushtetin kryeministrit Rama. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Boçi tha se opozita parlamentare po vihet në shërbim të Ramës.

“Opozita aksidentale i bën shërbimin e fundit Ramës përkundrejt benefiteve që kanë marrë nga pushteti i korruptuar i tij. Ky shërbim zbulon djallëzinë e Ramës dhe arbitraritetin. Nuk mund të pengohet dhe nuk ka sesi të pengohet bërja e koalicioneve. Në asnjë vend europian, kjo nuk pengohet. Statistikat e nxjerrin Ramën humbës në raport me koalicionet opozitare. Fronti opozitar ka numrin më të madh të votave edhe në numërimin më të suksesshëm që ka pasur Rama. Ai sot është i vetëm dhe ka disa shërbëtorë brenda Parlamentit. Deputetët e rinj janë aty për t’u shëbyer interesave të veta. Marrëveshja që u firmos ka marrë formën përfundimtare. Nuk është realizuar kërkesa jonë për qeverinë tranzitore. Parlamenti ka për detyrë të kalojë atë draft pasi është vendimmarrje politike. Përdorimi i opozitës aksidentale veçse e diskrediton Ramën”, tha ai.

Sa u takon protestave të maturantëve për testin e gjuhë-letërsisë, Boçi tha se ministrja e Arsimit duhet të dorëhiqet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përgjegjësia i takon ministres. Ajo duhej të kishte dhënë doreheqjen. Nuk i është kërkuar nga opozita, i është kërkuar nga nxënës, mësues dhe specialistë, njerëz që nuk kanë të bëjnë me politikën, por që përfaqësojnë shkencën”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boçi tha se gjatë qeverisjes së PD-së, arritjet sidomos në fushën e arsimit të lartë kanë qenë spektakolare, por qeveria socialiste ndryshoi gjithçka me ligjin për arsimin e lartë.

“Arritjet gjatë PD kanë qenë spektakolare në arsim. U ndryshuan pas 2013, ka pasur trend rritës nga buxheti i shtetit për arsimin. Ka pasur një qasje ndaj një tregu të lirë, tregu ishte në fillimet e tij. Selektimi bëhej në formë ligjore, është gara ajo që përcakton. Ajo që shkatërroi arsimin e lartë ishte ligji i arsimit të lartë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?