Boçi: Protesta rastësi me vendimin e gjykatës, unë do njoh atë të shkallës së parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi pak para protestës së thirrur nga opozita ka deklaruar se ka një koicidencë me vendimin e PD. Por ai thekson se do njohë atë të shkallës së parë.

“Çështjet e protestët lidhen me një qeveri të korruptar, të gjendjes aktuale të mjerimit në Shqipëri, që nga varfëria që ka zënë shqiptarët, largimi i fëmijëve të tyre. Shqiptarët kërkojnë krijimin e një besimi të ri, një shpresë të re dhe e presin nga PD.

Ka një koicidencë me vendimin sot për PD, për mua ekziston një datë apeli dhe ato ndryshime të miartuara nga gjykata duheshin pranuar dhe duhej regjistruar PD si subjekt zgjedhor. Ju e ndieni nga bisedat e njerëzve revoltimin e tyre, nuk ka të bëjë me vendimin për PD-në. Kauza e korrupsionit ndërkombëtar, të mënyrës si është sjellë Rama me opozitën, si ka goditur sistemin demokratik, mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka një seancë gjyqësore reale, sistemi i drejtsisë, për aq sa e njoh unë, nuk ka ankimim të vlefshëm. Vendimi i gjykatës është një vendim i ndryshimeve statutore. Pse të mos ketë zemërim kur kryeministri hynë në xhepat e shqiptarëve, në familjett e shqiptarëve, ndërhynë në mekanizmat e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos e çfokusoni vëmendjen për arsyet e mbledhjes së qytetarëve me vendimin për PD-në. Ky mban peng drejtësinë. Unë nuk e njoh apelin, nuk e konsideroj edhe të ishte më i bkuri, unë respektoj vendimin e shkallës së parë. Do e shihni shumë mirë që ai do vazhdojë të mbajë peng opozitën, ai do përpiqet të krijojë precedent me qëllim të dalë i larë nga ajo pamje, që kryeministri i Shqipëisë korrpton mediat, drejtësinë dhe zyrtar të lartë të SHHBA-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një domosdoshmëri, Rama e ka pranuar dje në parlament për ato që ka bërë. Revolucioni ka vështirësitë e veta, ecën paralel me proceset gjyqësore. Revolucion është ndryshimi i qeverive, po ata duhet të lexojnë se i duket vetja se po dolën në foltore janë të mençur”, ka deklaruar deputeti Boçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?