Boçi publikon Udhëzimin: Ministria “orienton” fëmijët drejt kurseve private, edhe arsimin Rama e jep me koncension
“Ministria “orienton” fëmijët drejt kurseve private”.
Është ky denoncimi që vjen nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i cili publikon Udhëzimin në fjalë, teksa deklaron se arsimi në Shqipëri nuk është më falas, por jepet me koncesion.
Denoncimi i Luçiano Boçit
Ministria e arsimit ka pranuar dështimin e falimentimin e plotë të saj, në realizimin e detyrimit e misionit, për të siguruar sipas Kushtetutës të drejtën e fëmijëve për arsimim të plotë dhe falas parauniversitar.
Tingëllon e çuditshme, por faktet flasin qartë.
Është shumë pak ta quash skandal.
Paaftësia në menaxhimin e mësimdhënies nën pandemi dhe jo vetëm, ka kapur majat e dorëzimi i rilindjes është pa kushte.
Shteti ka dalë nga funksioni i tij themelor dhe ka hequr dorë nga ligji themeltar.
Falë Ramës e Kushit, tani fëmijëve tanë nga klasa e parë deri në të 12, do t’i duhet të paguajnë kurse private, për marrjen e dijes së munguar në shkollat tona, sepse Rama dhe Kushi nuk e njohin një detyrim të tillë.
Duhet të paguajnë dhe njëherë diçka që e kanë paguar në formë taksash, si kontribut për të gjithë shoqërinë.
E pabesueshme, por është vetë Ministria e Arsimit alias Qeveria që e orienton dhe mundëson një gjë të tillë, duke e dorëzuar dhe arsimin pothuaj me koncesion.
Ministria ka urdhëruar drejtuesit e shkollave nëpërmejt ZA-ve, të detyrojnë mësuesit t’u shpërndajnë prindërve një pyetësor-ofertë në emër të pandemisë, të përgatitur nga një qendër didaktike private që operon në fushën e kualifikimeve e trajnimeve profesionale.
Prindërit orientohem të dërgojnë nxënësit në kurse private. Shkolla ka dështuar.
Qendra merr përsipër kurse mësimdhënie për lëndë të caktuara e si çdo biznes është në të drejtën e saj.
Ajo që ka dalë nga shinat është Ministria e Qeveria.
Thirrja që stimulon Ministria dhe pranimi i dështimit, në pyetësorin e qendrës, janë pa ekuivok:
“Të nderuar prindër,
Në këtë situatë të vështirë që po kalojmë, Irisoft ju ofron asistencë fëmijëve tuaj në përgatitjen e mësimeve online apo drejtpërdrejtë që nxënësit të marrin dijet e plota. Fillimisht do të ju luteshim të plotësonit këtë pyetësor për të kuptuar vështirësitë që po hasni në këtë periudhë.
Faleminderit!”
Më poshtë pyetësori konfirmon dështimin e trasmetimit të plotë të dijes, dështimin e turneve, dështimin e orëve të shkurtuara (foto).
Dhe meqenëse kjo ka ndodhur, të gjithë prindërit ftohen nga Ministria, të shkojnë të paguajnë kurset private, sepse për Ramën dhe Kushin shkolla nuk realizon dot më funksionin e saj dhe arsimi tashmë në Shqipëri nuk është falas, siç e shkruan kushtetuta.
E shumta e shumta, shkolla konsiderohet nga këto si qendër e grabitjes së votës.
Për të mos folur për diskriminimin që instalon dhe pranon Ministria në aksesin në dije, sipas aftësisë financiare që kanë familjet e fëmijëve.
Linku që shpërndan Ministria është ky:
https://forms.gle/4QvgSFJSS9pZ5niM7
Urdhërat absurdë të dala nga zyrat arsimore janë në foto.👇
Pas këtij turpi qeveritar, i disati, a ka qoftë dhe një arsye pse Rama duhet të qëndrojë më në pushtet?!!!!