Boçi: Rama artist në monolog, i dështuar në dialog

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se dialogu me kryeministrin Rama është shumë i vështirë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Boçi e konsideroi konferencën e Ramës si një monolog, pasi siç tha ai, në dialog është i dështuar.

Boçi: Rama është artist në monolog, siç e tregoi dhe sot, por shumë i dështuar në dialog, sepse asnjëherë nuk e ka konsideruar dialogun si pjesë të marrëdhënies apo marrëveshjes politike. Nëse do ishte e tillë ai sot do ishte në një rrethanë tjetër, jo vetëm me opozitën por edhe me publikun. Dialogu është jo vetëm brenda politikës, si dialog negocimi, por edhe dialog me publikun si kontratë politike e nënshkruar, e cila nuk është zbatuar në  asnjë pikë nga Rama për publikun dhe nga Rama për opozitën, por ka qenë një investim personal i Ramës për të luftuar opozitën si dhe për të grabitur publikun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?