Boçi: Rama kërkon të konfirmojë sundimin e tij. Opozita nuk është në gabim, është në aksionin e saj

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se kryeministri Rama kërkon që me veprimet e tij të konfirmojë sundimin dhe atë që sipas tij ekziston “de facto” në Shqipëri, sundimi i një regjimi. Sipas tij ka mënyrë për mazhorancën që të hyjë në negociata me opozitën dhe jo të miratojë buxhetin për vitin tjetër brenda disa minutash pa pasur diskutim dhe përballje me opozitën.

“Opozita nuk është në gabim, është në aksionin e saj. Unë do të thoja që ka diçka të re në aksionin opozitar. Rama me veprimet e tij kërkon të konfirmojë sundimin e tij dhe atë që ekziston de facto në Shqipëri, që jemi në sundimin e një regjimi. Kur një ligj nuk i rri mirë në kostumin e tij e ndërron, e bën sipas dëshirës së tij. Kur i duhet një interes nxjerr një ligj apo VKM, kur i duhet të godasë opozitën ndryshon rregulloren, etj.

Se si mund të jetë më shumë se kaq një regjim, nuk e di. Ka mënyra për të hyrë në negociata me opozitën dhe jo të miratohet një buxhet për 7 minuta. Ky buxhet duhet të jetë një diskutim me publikun dhe me përballjen nga opozita. Debati nuk mund të ekzistojë kur mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore.

Protestat ngjallin besim, kur ka pasur protesta të mëdha ka pasur ndjeshmëri dhe bazë të vërtetë. Sot në një situatë represive në raport me qeverinë të gjithë jemi nën trysni. Janë simptomat e një regjimi, siç e përmenda. Protestat nuk maten nga numri, por nga shpirti dhe qëndrueshmëria”, u shpreh ai mes të tjerash.

SHKARKO APP