Boçi: Shkollat mund të kthehen në bomba pandemike

Hapja e shkollave për Partinë Demokratike është një rrezik për përhapjen e pandemisë së Covid-19, pasi për ta qeveria nuk ka marrë masat e duhura në një situatë të vështirë. Ish-deputeti Luçiano Boçi, shprehu shqetësimin se shkollat mund të shndërrohen në bombë pandemike, për shkak të numrit të madh të nxënësve në klasa. Nga ana tjetër, Boçi tha se shteti duhet t’u sigurojë buxhetin shkollave, pasi për familjet shqiptare do jetë një kosto financiare shumë të madhe.

”Jam i shqetësuar që shkollat tona mund të shndërrohen në bomba pandemike për shkak të grumbullimeve, sepse kushtet fizike nuk janë në lartësinë e shkollave të shëndetshme dhe të standardeve europiane. Mjafton të bësh një investigim në higjienën e shkollave, mënyrën si e respektojnë, jo më pas të hysh në ngrohjen e ambienteve apo në elementë të tjerë të pastërisë e të higjienës e cila është skandaloze. Hyrja e nxënësve në shkollë duhet të bëhet në mënyrë ekologjike”,- tha në ”Ora News”.

Boçi u shpreh se mësimi me turne, rrit më shumë kontaktet e mësuesve me nxënësit. ”Këtu kemi dy probleme. Problemi i shkollave të shembura nga tërmeti. Janë 143 shkolla që duheshin rindërtuar nga e para. Kryeminstri është prononcuar disa herë dhe ka shtyrë afatet e ndërtimit të tyre. Aktualisht nuk kemi shkolla gati, dhe një pjesë e madhe e nxënësve e mësuesvek anë emigruar në shkolla të tjera ku dhe janë mbipopulluar. Zgjidhjet që ofron ministria në këtë rast nuk janë të përshtatshme me situatën. Ka gjetur modalitetin e turneve, por rrit më shumë kontaktin e personelit në raport me nxënësit dhe në raport me familjet e tyre. Në rastrin konkret, ndërhyrja duhet të ishte e planifikuar. Shtimi i klasave duhet të ishte bërë”.

SHKARKO APP