Boçi takohet me shefen e misionit të OSBE-ODIHR: Deklaratat e Ramës se s’do bashkëpunoj me askënd të opozitës antikushtetuese

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi është takuar këtë të hënë me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Andrey Glover. Boçi thekson se i ka përcjellë ambasadores shqetësimin për deklarata e vazhdueshme të Ramës se ai nuk do të bashkëpunojë me askënd prej opozitës, janë antikushtetuese dhe dëshmon frikën e tij për humbjen e zgjedhjeve. Sipas Boçit, prej muajsh punonjësit e administratës janë nën presion të drejtpërdrejtë për të dorëzuar 10-20 karta identiteti. Boçi thekson se ka kërkuar që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes.

Postimi i plotë

OSBE/ODIHR duhet të mbështesin ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve të 14 majit përpara se këto standarde të bëhen të papranueshme, siç po ndodh! Këtë i përcolla sot në zyrën time zgjedhore ambasadores së nderuar të OSBE/ODIHR, shefes së misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve – znj. Audrey Glover dhe delegacionit që e shoqëron atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e vazhdueshme të Ramës se ai nuk do të bashkëpunojë me askënd prej opozitës janë antikushtetuese dhe dëshmon frikën e tij për humbjen e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pre muajsh punonjësit e administratës janë nën presion të drejtpërdrejtë për të dorëzuar 10-20 karta identiteti. Çdo mbështetës i opozitës ka marrë thirrje telefonike ose kërcënime direkte – te puna dhe tek biznesi.

16.000 përfitues të ndihmës ekonomike janë thirrur dhe këshilluar për cilin të votojnë që të mos humbasin ndihmën. Organet ligjore të Bashkisë janë inaktive dhe mijëra vende pune janë krijuar përkohshëm – për të ndikuar votën.

Ne presim që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?