Boçi thirrje grupimit ”Alibeaj” për zgjedhjet lokale: Baza përcakton kandidatët, bashkohuni
Partia Demokratike përmes nënkryetarit Luçiano Boçi i kërkon grupimit ”Alibeaj”, që t’i bashkohen primareve të inicuara prej tyre. Sipas tij, bashkimi vjen nga baza, nga vullneti i anëtarëve të PD-së.
“Anëtarësia ka kërkuar që duhet të vendosin cili do të jetë përfaqësuesi i tyre, nuk janë deputetët apo drejtuesit politik. Deputetët e tjerë duhet t’i bashkohen vullnetit dhe votës së anëtarëve të PD, kjo është karta e bisedimeve me ta. Bashkimi vjen nga baza, nga vullneti i anëtarëve të PD, mendimet ndryshe nuk sjellin ndonjë ndryshim të madh në zgjedhjen e kandidatëve. Baza nuk mund të jetë peng I qëndrimeve subjective që mbajnë deputetët”.
Paçka se ende nuk janë ulur në një tryezë, ftesën e Ilir Metës për të dalë me 1 kandidat, Boçi e sheh si pranim të proçesit të primareve, në të cilat, thotë se nuk përjashtohen për të qenë pjesë, as anëtarësitë e tyre.