Boçi: Trekëndëshi i Linditës (FOTO)

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi përmes një postimi në facebook, denoncon një aktivitet të kryer në shkollën 9-vjeçare “Mark Dashi” Fier. Shqetësimi që kreu i departamentit të edukimit në PD ka, është se propaganda dhe riindoktrinimi nuk po kursen as fëmijët.

”Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet ”Trekëndëshi i Linditës”. Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim”,-shkruan Boçi.

Me ironi ai e mbyll se: “Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?