Boçi: Universiteti i Oxford nuk e njeh më maturën shqiptare, milionat e harxhuar përfunduan në xhepat e zyrtarëve

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, shkruan në “Facebook” se Universiteti i Oxford nuk e njeh më maturën shqiptare, duke e cilësuar këtë një tjetër goditje ndaj arsimit.

Sipas Boçit, “Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve”.

Mesazhi i ish-deputetit:

OXFORDI I BRITANISË RRËZON “OXFORDIN” E RAMËS
Pas testit PISA, një tjetër zhvlerësim për arsimin parauniveristar. Këtë herë vjen nga Anglia, nga vendi ku u trumbetua me tam-tame marrja e teksteve dhe pikërisht nga emri impresionues i Oxford-it.

Univesiteti i Oxford-it, tanimë nuk e njeh maturën shqiptare. Këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze.

Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve.

Alarmeve të specialistëve dhe tonave, Rama dhe ishi i tij ministre i përgjigjeshin me panegjerikë politikë, me fjalime bombastike për tekste të papara, për kurrikul britanike, për cudira që priteshin të ngjanin.

Dhe ja ku jemi sot.
Të rrëzuar nga PISA.
Të rrëzuar dhe nga vetë vendi, universiteti, shkolla nga u pretendua marrja e teksteve. Tekstet u provuan të jenë të papërshtatshëm për nivelin e dijes që kërkohet sot, sepse u zgjodhën jo tekstet e duhura.

Milionat e harxhuara kanë shkuar dëm dhe kanë përfunduar në xhepa zyrtarësh, ndërsa nxënësit e prindërit shqiptarë janë mashtruar publikisht. Niveli që synohet për maturantët tanë dëshmohet kështu të jetë i papranueshëm për nivelin perëndimor.

Ndërkohë që familjet shqiptare sakrifikojne cdo gjë për shkollimin e femijëve, sistemi arsimor rilindas ofron një kurrikul që nuk u mundëson maturantëve tanë hapjen e portave të Universiteteve elitare. Për më tepër Oxford njeh maturën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe jo atë shqiptare. Dëshpërimi dhe revolta janë të mëdha.

SHKARKO APP