Boiken Abazi kërkon rinumërim në qarkun e Tiranës

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës, Bojken Abazi ka kërkuar rivotim dhe shpallje të pavlefshme të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës. Abazi thotë se ka grumbulluar fakte për shkelje në Qarkun e Tiranës, të cilat do ti ankimojë të Hënën pranë KQZ/KAS.

”Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ/KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës”,-shkruan Abazi.

Boiken Abazi ishte kandidat i qarkut të Tiranës për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit ku arriti të marrë 2993 vota, të cilat nuk i shin të mjaftueshme për ti siguruar një post në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?