Bojaxhi cel fushatën: Nuk jemi dele

 

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi ka celur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

"Për fillimin e fushatës, në vend të mitingjeve, ne zgjodhëm të japim një mesazh të thjeshtë për partitë dhe politikanët.

Ne nuk jemi dele! Ne nuk jemi ushtarë! Ne jemi njerëz të lirë.

Vota është e jona, e ardhmja është e jona, ndaj edhe qeverisja duhet të jetë e jona. Më 21 qershor ne nuk do të votojmë si ushtarë, por si qytetarë.

Më 21 qershor ne nuk do votojmë për kryetarët, por për veten", shkruan Bojaxhi në rrjetet sociale duke postuar edhe videon e celjes së fushatës.

SHKARKO APP