Bojaxhi: Hyrja e Parkut Kombëtar, projekt për ndërtime masive

 

Gjergj Bojaxhi dhe lëvizja e drejtuar prej tij “Ne Tirana” ka përcjellë sot një deklaratë përmes së cilës paralajmëron opinionin publik se ajo që nga kryeministri u promovua si “Hyrja e Parkut Kombëtar” është në fakt një projekt për betonizimin edhe të kësaj zone.

Per te gjitha ata qe mendojne qe ndertimi anash Korpusit te Universitetit eshte shaka, ja nje nga propozimet qe po diskutohet ne keto momente.

I gjithe projekti, i titulluar ne menyre tinzare “Hyrja e Parkut Kombëtar” eshte nje projekt gjigand ndertimesh nga klientet e qeverise qe do te shkaterroje perfundimisht edhe te vetmen gje qe ka mbetur pa shkaterruar ne Tirane, zonen rreth Sheshit Nene Tereza, duke e betonizuar krejtesisht ate.

Po ne menyre tinzare, me kete projekt po merret qeveria megjithese autoriteti qe administron kete territor eshte Bashkia e Tiranes.

Eshte momenti qe Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes te pergjigjet me ne fund: A do te lejoje ai ndertimet ne krah te Korpusit te Universitetit?” thuhet në reagimin e lëvizjes.

 

SHKARKO APP