Bojaxhi: Ndryshimi nis nga grupet e vogla

Ditën e sotme kandidati i pvaruar për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi zhvilloi një bashkëbisedim me student dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës.  Në takim ishte i pranishëm Dr.Gilman Bakalli i cili vlerësoi fushatën qytetare, transparente dhe me përmbajtje të Bojaxhi, veçanërisht financimin e fushatës nga qytetarët dhe publikimin e financimeve.

Gjatë fjalës së tij Bojaxhi u shpreh se ndryshimi fillon gjithmonë nga grupe të vogla që sfidojnë status quo-në dhe marrin kurajon për të ndryshuar pjesën e tyre të botës.

Duke u përgjigjur pyetjeve të studentëve, z. Bojaxhi u shpreh se shkaku ikeqqeverisjes dhe problemeve të tjera që kalon Tirana dhe e gjithë Shqipëria është politik: sistemi i korruptuar dheklientelist partiak që kushtëzon qeverisjen  në favor të interesave private dhe në dëm të interesit publik. I njëjti shkak dhe e njëjta situatë është edhe në qytetin e Tiranës. Për këtë arsye, u shpreh ai, theksi kryesor i fushatës dhe premtimeve tona ka qënë rrënjosja e klientelizmit dhe depolitizimi i plotë i Bashkisë së Tiranës. Nëse anshkalojmë këto probleme me natyrë politike dhe e kthejmë debatin në çështje teknike do jemi duke luajtur teatër, skenari i të cilit do të jetë njëri premton 5 fusha sportive, tjetri 7 e një tjetër 17.

Gjergj Bojaxhi u ndal gjithashtu mbi propagandën që po bëhet gjithandej për grumbullimin e pushteteve në një dorë. Ai u shpreh se propaganda që Kryetari i Bashkisë duhet të kontrollojë këshillin bashkiak është jo vetëm propagandë antikushtetuese por edhe antidemokratike pasi këto dy institucione janë qëllimisht të pavarura dhe funksionojnë me parimin e kontrollit dhe balancimit të pushteteve. Zoti Bojaxhi u shpreh se e vetmja garanci që ne kemi për mirëqeverisje në Bashkinë e Tiranës është kushtetuta që ka sanksionon se Këshilli duhet të kontrollojë Kryetarin e Bashkisë.

 

SHKARKO APP