Bojaxhi: Projektet për ndërtime, masakrim i liqenit

 

 

Ne Tirana e Bojaxhi ka reaguar sërish ndaj projektit për hyrjen e Parkut të Tiranës.  Bojaxhi ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre punimeve, të cilat shkaterrojne hapësirat e gjelbra duke i kthyer në beton.

"Para një muaji ishim këtu për të denononcuar planet e betonizimit të Parkut.  Tashmë, ajo që paralajmëruam po ndodh me projektin që ka propozuar qeveria.

Ne kërkojmë që këto plane të ndalen menjëherë. Kjo hapësirë t’i rikthehet parkut. Ne jemi të vendosur për të kërkuar referendum qytetarëve të Tiranës për ndalimin e kthimit në tokë ndërtimit të hapësirave të gjelbërta.

Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndalur betonizimin e Parkut të Liqenit. Do kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari të Tiranës të na bashkohen në këtë përpjekje. Politika duhet të fillojë ti shërbejë qytetarëve dhe jo oligarkëve të këtij vendi. Etja e shfrenuar për pushtet dhe para e drejtuesve politikë nuk ndalet para asgjëje. Siç kemi denoncuar ndërtimet mund të fillojnë që tek Korpusi, Diga e Liqenit, tek zona përballë Fakultetit Ekonomik dhe përreth gjithë kurorës së liqenit.

 

Këto projekte u mbajtën në hije gjatë fushatës elektorale dhe tashmë po shpërthejnë kur vëmendja është më e vogël dhe kur qytetarët po përgatiten për pushime. Mbështetja e medias dhe qytetarëve pavarësisht bindjeve politike është thelbësore. Referendumi është e vetmja zgjidhje për të ndaluar shkatërrimin e të vetmes hapësirë që i ka mbetur qytetarëve".

SHKARKO APP