Bojkot pa afat të gjitha seancat gjyqësore, avokatët e Beratit sërish në protestë

Vendimit të marrë dje nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor, i janë bashkuar të gjithë avokatët e Beratit, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve të Beratit do të jetë pa afat, ndërkohë që do të bojkotohen me një afat 10-ditor edhe të gjitha masat e sigurisë.

Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë pa afat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe avokati Qazim Goxhaj ka deklaruar se vetëm bojkoti mund të ndryshojë vendimet, sipas tij, qesharake të marra në dëm të avokatëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?