Bojkot provimeve/Maturantët peticion me 6 kërkesa
Maturantët deklarojnë se nuk do të largohet nga Ministria e Arsimit, por do të vijojnë protestën duke i kërkuar Besa Shahinit që t’u japë zgjidhje shqetësimeve të tyre për testin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Maturantët kanë nisur edhe firmosjen e një peticioni, ndërsa paralajmërojnë bojkotin e provimeve të tjera, nëse nuk marrin zgjidhje.
Kërkesat
1-Zgjerimin e kufijve te notave.
2-Nota e provimit të letërsisë të llogaritet me 40% e notës aktuale të provimit dhe 60% të notës së letërsisë së gjimnazit.
3-Hartuesit t’i përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare apo për ecurinë e metejshme në jetë.
4-Për klasat e 12-ta, në muajin e parë të vitit akedemik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit, që ky model të ndihmojë në mënyrë korrekte për provimin e lëndës.
5-Nxjerrja e çelësit të provimeve të metejshme brenda 2 orësh mbas mbarimit të testit.
6-Në përgatitjet e testeve të merret mendimi nga një përfaqësi e mësuesve të lëndës së letërsisë nga gjimnazet e Shqipërisë me mbi 400 maturantë.