Bojkot shkollës, banorët e 2 fshatrave përplasen për 50 ha tokë

Tensionet mes banorëve të Shëndëllisë e Vrinës në Konispol ka përfshirë edhe fëmijët duke i dhënë një dimension të ri  përplasjes për pronësinë e rreth 50 hektarëve tokë. 80 fëmijët e Shëndëllisë prej tre ditësh kanë bojkotuar shkollën ku mësonin bashkë me 15 të tjerë nga Vrina, duke sjellë kështu pezullimin e procesit.

Pas tensionit të 31 janarit për pronësinë e rreth 50 hektarëve tokë, përplasja mes banorëve të fshatit Shëndëlli e Vrinë në Konispol, ka marrë një dimension të ri.

80 nxënës të Shëndëllisë kanë bojkotuar shkollën e Vrinës, duke bllokuar prej tre ditësh procesin mësimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shëndëlli, banorët nuk pranojnë të flasin për këtë veprim ekstrem, ndërsa në fshatin përkarshi 15 nxënësit e Vrinës presin të rikthehen në banka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Vrinë, kryeplaku Hysen Kakaçaj thotë se lidhja e dy problemeve bashkë është e papranueshme, ndaj paralajmëron se fëmijët e tyre  do shkojnë në një tjetër shkollë në rast se bojkoti vijon edhe të hënën.

Hysen Kakaçaj:

Toka që ndan banorët e dy fshatrave me dokumenta i përket banorëve të Vrinës, por janë përdorur prej vitesh nga ata të ardhur në Shëndëlli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?