Bojkoti i opozitës, deputetja e PS: Më mungon Berisha

Prej dy muajsh, mazhoranca i zhvillon seancat pa praninë e deputetëve të opozitës, e cila nuk është prezent në shenjë proteste për kriminalitetin e shtuar në vend.

Deputetja e PS, Elisa Spiropali është shprehur në emisionin “Kafein” se pavarësisht debateve, opozita duhet të jetë e pranishme në sallën e Parlamentit, madje me nota humori shpreh mall për kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

”Na ka marrë malli për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, të gjithëve ne, për fjalimet e tij ”kripë e piper”, gjithë frymëzim, gjithë forcë në atë Kuvend. Na ka marrë malli edhe për liderin legjendar të opozitës se sjellja e tij aq gjentile, i cili nuk fyen e nuk shan asnjëherë, është një inspirim për baballarë të tjerë të kombit, mall edhe për të tjerë personazhe që nuk po i sjell këtu. Për t’i patur sërish në atë mejdan, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka, të ulemi në tryezë, tu japim reformën zgjedhore që duan”, u shpreh Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?