Bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve, Basha: Vendime të kërkuara nga Berisha
Lulzim Basha thotë se ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka kërkuar me ngulm që opozita të bojkotonte zgjedhjet apo dhe në lidhje edhe me djegien e mandateve.
”Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”.