Bojkoti përhapet si pandemi në Tepelenë, fshati Lekël i thotë JO farsës zgjedhore

Po perhapet si virus bojkoti ne Tepelene. Pas fshatit Mezhgoran, edhe banoret e fshatit Lekël neser do te bojkotojne procesin farse zgjedhor. Lajmi behet i ditur nga keshilli i fshatit i cili pas konsultimeve me banoret, ka vendosur qe mos te marrin pjese ne farsen zgjedhore te se nesermes, raporton media lokale Jugu News.

Arsyeja themelore e bojkotit, ka qene organizimi i takimit elektoral te kryebashkiakut Termet Peci disa dite me pare ne kishen ortodokse te fshatit veprim ky qe u denua nga Kisha Autoqefale e Shqiperise si nje organizim i paprecedente.

Banoret e Leklit te besimit ortodoks jane ndjere te fyer nga ky takim dhe rrjedhimisht kane deklaruar se nuk do te shkojne te votojne diten e neserme ne qendren e votimit qe ndodhet ne fshatin Kodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Fushatë elektorale e PS në Kisha. Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi në Kishën e Leklit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?