Bojkotoi foton zyrtare, çfarë e “nervozoi” Daçiçin në Tiranë?

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do mbahet në Shqipëri më 16 tetor, në Tiranë janë mbledhur sot 24 delegacione nga vendet e BE dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendet pjesëmarrëse përfaqësohen në nivel të ministrave të Jashtëm.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç kanë qëndruar larg njëri tjetrit, për të shmangur kështu ndonjë konflikt të mundshëm verbal, sidomos pas ngjarjeve të fundit në veri.

Një tjetër detaj ishte veprimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili nuk mori pjesë në fotografinë zyrtare. Përfaqësuesit e 24 delegacioneve u rreshtuan të gjithë për t’i qëndruar strikt protokollit, por ministri i Jashtëm serb Daçiç nuk pranoi t’u bashkohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas organizatorëve, Daçiç ka refuzuar foton familjare, sepse pas tyre ishin flamujt, ku përfshihej dhe ai i Kosovës. Ai ka pasur një takim veçmas me ministren gjermane, por nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar konkretisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?