Boksieri shkodran Nelson Hysa fiton titullin europian WBO për peshat e rënda
Benet Beci, kryebashkiaku shkodran shkruan: “Shumë urime miku im Nelson Hysa!
Sportisti shkodran triumfoi që në raundin e parë ndaj Thorsten Fuchs, në një atmosferë fantastike në sheshin “Skënderbej”, duke marrë titullin e parë europian WBO për peshat e rënda.
Fitorja e 18-të në karrierë për Hysën dhe e 16-a me “Knock Out”. Ky triumf sjell për herë të parë në Shqipëri një titull europian.
Shumë urime dhe për boksierin tjeter të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, i cili me këtë fitore shënon 14 ndeshje të fituara pa asnjë humbje.
Krenar për dy boksieret e Vllaznisë Hysa dhe Kajoshi,që po bëjnë historinë boksit shqiptar”- përfundon Beci.