Boksieri shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash

Një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë në Greqi. Haris Kontogiorgis një boksier i njohur që kishte krijuar jetën e tij në Greqi, është ekzekutuar këtë të hënë me të paktën 15 plumba në një atentat mafioz.

Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari po futej në ambientet e një palestre në rrugën Ekavis, në Galatsi ku bënte stërvitjen çdo ditë në momentin që u sulmua me breshëri kallashnikovi.

Vrasja e Kontogiorgis mendohet të jetë zinxhiri i një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në këtë zonë të Greqisë, më e fundit, vrasja e xhaxhait të tij. Ai dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës dhe në botën e errët të ”nëntokës” lidhur me mafiat lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?