“Boll më”! Bardhi nxjerr foton: Shqiptarët të tronditur nga ekzekutimi i Rashës, Rama bën shoppig luksoz në New York!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon për protestën e zhvilluar këtë mbrëmje nga mijëra qytetarë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Bardhi shkruan në “Facebook” se çdo shqiptar është tronditur nga vrasja e të riut, ndërsa publikon dhe një foto, ku sipas tij, kryeministri Edi Rama shfaqet duke bërë shoppin luksoz në rrugët e New York-ut.
“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!”, shkruan Bardhi.
Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë…
Pubblicato da Gazment Bardhi su Mercoledì 9 dicembre 2020