”Boll tani s’ta lejoj”, ngrihen tonet mes Lelës dhe Spiropalit: E di që ke ardhur nga poshtë ballkonit
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u përplas në studion e ”Top Story” me gazetarin Alfred Lela, në lidhje me intestigimin e RAI3. Lela e quajti si emision shumë të mirë gazetarie, që paraqiti vetëm fakte, qëndrim i cili u kundërshtua nga Spiropali.
Lela: Edi Rama e filloi si arrogant, refuzues dhe shantazhues. Mediat në vendin fqinj janë institucione dhe veprojnë si të tilla. Aty kishte vetëm fakte, nuk ishte emisioni i pushkës për të vrarë kundërshtarin, Edin dhe për të shpëtuar Saliun, ishte një punë gazetareske e shkëlqyer.
Spiropali: Nuk mund të mos qesh me faktin që flasin për drejtësi dhe mbajnë në bluze foton e Sali Berishës që është i akuzuar për korrupsion.
Lela: Mos e zhvendos bisedën, të lutem, jemi duke folur për reportazhin e RAI3 për akuzat, nuk ka aty akuza për Sali Berishën
Spiropali: Po flas me të zonjën e shtëpisë dhe me publikun.
Lela: Nuk e ha publiku këtë moj zonjë. Boll të lutem se nuk shkon. Nuk ka vend ku të rrijë.
Spiropali: Është e paimagjinueshme që mbahen në këmbë si parti politike me bluzën e Berishës.
Lela: Është për Elisa Spiropalin, për Edi Ramën dhe qeverisjen e PS, jo për arkeologjinë e PD.
Spiropali: Doja të vija në pah abssurditetin e kësaj çështje.
Lela: Nuk kam për të të lënë të flasës. Nuk kemi ardhur për Berishën.
Spiropali: Nuk kam ardhur për ty.
Lela: Lëre Saliun, le të flasim për madhështine e reportazhit.
Spiropali: Ju jeni në mjerim, do ishte absurditet të lë fëmijët e mi në shtëpi që të komunikoj me ty.
Lela: Unë e kuptoj taktikën e tyre, kanë 11 vjet që këtë thonë, Saliun e keni izoluar.
Spiropali: Unë e di që sapo ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke marrë një frymëzim të ri.
Lela: Po i kapërdij fjalët që i kam në maj të gjuhës, por ndonjëra do më shpëtojë.
Spiropali: Po provoje.
Lela: Unë jam ai që druhet në fakt…