”Bomba” e John Bolton për kufijtë, Islami: Kurti ka qenë pengesë për këtë skenar

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinëe Bardhë, John Bolton, ka trazuar ujërat me deklaratat e tij mbi një marrëveshje midis Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të serbisë, Aleksandër Vuçiç për shkëmbimin e territoreve në kuadër të marrëveshjes Serbi-Kosovë.

Për ish-ministrin e Jashtëm, Kastriot Islami, Bolton nuk i ka hedhur benzinës flakë, por i ka hedhur një ndriçim një çështjeje që diskutohej prej kohësh”. Islami thotë se ka qenë gjithmonë i sigurt për dështimin e marrëveshjes, për dy arsye kryesore.

“Kam patur gjithmonë bindjen që kjo marrëveshje do të bllokohej, kryesisht dhe ekzaktësisht nga Gjermania, qe nuk ka ceduar kurrë nga pozicioni i saj kundër. Për Berlinin në qofte se fillon në Ballkan shkëmbimi i territoreve, hapet kutia e Pandorës që nuk dihet ku të çon, sigurisht në destabilitetin e rajonit. Kjo është çështje midis Thaçit dhe Vuçiç që nis nga ky i fundit dhe që ka si skenar idenë e Serbisë së madhe që do të garantonte pushtetin e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ish-kryeministri Albin Kurti ka qenë pengesë për këtë skenar dhe për këtë arsye ”faktorë të rëndësishëm që merreshin me këtë çështje e kanë larguar”, sepse nuk pranonte skenarin e gatuar prej kohësh. Diskutimet sipas tij kulmuan në Nish, aty ku tre liderët, Vuçiç, Thaçi dhe Rama u takuan në kuadër të Minishengenit ballkanik, që sipas tij ”paraqet të njëjtin skenar të prezantuar në mënyrë të ndryshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?