Bomba tek farmacia e babait të Tahirit, kontrolle në banesën e Gjutës

Rikthehet në vëmendje çështja e shpërthimit në  farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një operacion rreth orëve të para të mëngjesit, duke kryer një  kontroll të imtësishëm në ambientet në pronësi të familjes Gjuta.

Lokali dhe hoteli ku u krye kontrolli nga policia dodhet në rrugën e Elbasanit,  në pronësi të Vladimir Gjutës, person i shpallur në kërkim dhe  i dyshuar si i përfshirë në ngjarjet e 10 shkurtit, ku u regjistruan dy raste bombëvëniesh.

Informacionet e para bëjnë të ditur se kontrollet e ditës së sotme u ushtruan sepse ishte ngritur dyshimi  se mund te gjendej personi në kërkim Vladimir Gjuta. Ky i fundit vlerësohet si drejtuesi kryesor i një grupi qe kryente akte terrori. Pak ditë më parë, edhe policia italiane dha alarmin për një tjetër pjesëtar të dyshuar të këtij grupi Baftjar Bruka, i cili cilësohej si eksponent i rrezikshëm kriminal dhe i dyshuar si lider i një celule xhihadiste për sulme ne Itali.

SHKARKO APP