Bombardimet ruse, Të Drejtat e Njeriut flasin edhe për 403 civilë të vrarë

 

Pas sulmeve terroriste në Paris, pamjet televizive në Rusi tregonin sot bombardimet që ka marrë Flota Ajrore Ruse në Siri, në zona ku ka të dhëna se janë "strehë" xhihadistësh.

Pas aprovimit nga presidenti Putin, i cili dha edhe urdhër se nuk "dua asnjë xhihadist të burgosur", (duke kërkuar eleminimin fizik të njerëzve me uniformë të ISIS), edhe Parlamenti rus bekoi sot bombardimet në Siri. 

Pamjet televizive tregonin avionë luftarakë rusë që në ngritje, fluturim, përcaktimin e objektivit, shkarkimin  e bombave, dhe më pas kthimi në bazë, dhe ku ishte edhe rasti t'i reklamohej botës teknologjia ushtarake e saj, e aftë të shkatërronte gjithçka.           

Rusia njihet historikisht për fuqinë e saj ushtarake, ndaj edhe Franca duket se ia ka besuar bombardimet e fundit Moskës, si kundërpërgjigje, pas sulmeve terroriste.

Mirëpo portali sirian, “syriahr.com”, që pasqyron të Drejtat e Njeriut në Siri raporton se Forca Ajrore Ruse ka vrarë nga sulmet e fundit 403 civilë, duke përfshirë edhe 166 gra dhe fëmijë.

Me qindra avionë të Forcës Ajrore Ruse raportohet se bombarduan sot fraksionin rebel dhe islamik, Jabhat al-Nusra. Mes 166 civilëve, sipas organizatës së Të Drejtave të Njeriut, janë vrarë edhe 97 fëmijë dhe 69 gra, kurse me mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se rreth 7 mijë civilë janë vrarë gjithsej në 13 muajt e fundit.

SOHR ka dokumentuar 42.234 sulme ajrore që janë marrë edhe nga regjimi sirian, 20 nëntor 2014 deri më 20 nëntor 2015, ku bombardimet  kanë shkatërruar ferma të ndryshme, fshatra dhe lagje në 13 qytete të Sirisë.

Helikopterët e regjimit kanë lëshuar 22.370 bomba në zona të ndryshme në provincat e Rif Dimashq, Aleppo, Homs, Hama, al- Hasakah, Deir Ezzor, al- Quneitera, al- Suëaydaa, Daraa, Idlib and Lattakia.

 “SOHR” që përfaqëson të drejtat e Njeriut në Siri raporton se deri tani janë vrarë  6.889 civilë, duke përfshirë 969 gra dhe 1.436 fëmijë.  Rreth 35 mijë të tjerë janë plagosur dhe me dhjetëra mijëra janë larguar nga Siria.  

Të Drejtat e Njeriut në Siri i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar më tepër përgjegjësi për vrasjet e civilëve, si  dhe i është drejtuar Këshillit të Sigurisë në OKB, që të ndalojë luftën, të ndihmojë popullin sirian të arrijë që të ndërtojë shtetin demokratik, të lirë, të drejtë dhe të barabartë.  I bëhet thirrje Këshillit të Sigurisë në OKB, që me një rezolutë të posaçme të ndalë sa më shpejt veprimet ushtarake në Siri dhe të hetojë krimet ndaj njerëzimit që janë shkaktuar, për t’i dënuar ato sipas konventave, në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.

A.M/Koha Jonë

 

SHKARKO APP