Bombardimi i maternitetit/ Xhaçka: Akt barbar! Udhëzova ekipin në OKB për t’i bërë presion Rusisë

E tmerruar nga bombardimi që Rusia i ka bërë maternitetit në Mariupol, ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e cilëson si akt barbar. Po ashtu ajo thotë se ka udhëzuar ekipin e OKB-së, që ti bëjnë më shumë presion Rusisë.

”Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve,shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”.

SHKARKO APP