Bombarduesit e SHBA zemërojnë Kinën

 

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ‘provokim serioz’ pasi bombarduesit B-52 fluturuan pranë një prej ishujve të diskutueshëm Spratly në Detin e Kinës Jugore.

Sipas BBC, personeli ushtarak kinez u vendos në nivele alarmi gjatë incidentit më 10 dhjetor dhe paralajmëruan amerikanët që të largohen.

Pentagoni thotë se po shqyrton ankesën.

Kina pretendon hapësira të mëdha në Detin e Kinës Jugore, por ky është një territor i diskutueshëm me disa shtete të tjera fqinje.

Në tetor, Kina reagoi me zemërim pasi një destrojer amerikan iu afrua ishujve.

Mediat amerikane thonë se dy avionët B-52 kanë fluturuar pa qëllim pranë ishujve.

Sipas tyre, kjo ka ardhur me shumë gjasë për shkak të motit të keq.

SHBA nuk është pozicionuar në përplasjen për këto hapësira detare, por ka një politikë të lirisë së navigimit për ushtrinë e saj.

SHKARKO APP