Bonusi i bebes, 2.2 miliardë lekë edhe në vitin 2024

Programi i bonusit të bebes do të mbështetet edhe gjatë këtij viti nga qeveria shqiptare. Një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB është parashikuar në buxhetin e vitit 2024.

Programi i bonusit të bebes ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar të vitit 2019. Ky program për 5 vitet e fundit ka ofruar mbështetje për pothuajse 200 mijë familje, që kanë sjellë në jetë familjet e tyre,

Konkretisht janë 38 mijë bonuse të shpërndara në vitin 2019, 36 mijë në 2020, 44 mijë në vitin 2021, 43 mijë në 2023 dhe rreth 29 mijë bonuse në 6 muajt e parë të 2023. Sipas ndryshimeve në ligjin për asistencën sociale të miratuara në tetor të 2023, bonusi i bebes do të përfitohet vetëm nga familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

Qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; në masën 80 000 lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe kështu me radhë të foshnjave të tjera në vijim.

SHKARKO APP