Bonusi i bebeve edhe për fëmijët shqiptarë të lindur jashtë vendit
Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë bonusin e bebes nga 40,000-120,000 lekë. Lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. ”Në 5 muajt e parë të vitit 1 946 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes”, shprehet Manastirliu. Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40,000 lekë, 80,000 mijë lekë për beben e dytë si dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80 000 mijë lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120,000 secili.
KOHA JONË SONDAZH

