BOOM/ 68-vjeçari akuzohet si trafikant droge, gjykata e Krujës manipulon deklaratën e avokati

Një 68 vjeçar invalid i plotë, nga fshati Nikël është prangosur nga policia  dhe ndodhet  në burgun e Fushë Krujës pasi mbi të rëndon akuza ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.
Djali i të moshuarit shprehet se  shkak për  arrestimit te babait  u bë fakti që lënda narkotike u gjet në shtëpinë që kanë banuar  para 20 vitesh. Kjo banesë ka vite  që është e braktisur prej tyre dhe aktualisht hyn e del kush të dojë se është  pa dyer dhe pa dritare , për më tepër shtëpia ku u gjet lenda narkotike  nuk është në emër te Sabri Hakes.
Ne kundërshtim me ligjin avokatit të çështjes nuk i vihet në dispozicion dosja e  68 vjeçarit , ndërsa prokurori i çështjes duke u bërë kopje e shëmtuar e Kryeministrit e etiketon gazetaren si ‘llum i kazanit’.
Nje deshmi e rreme ështe  dokumentuar  gjate procesit gjyqesor të zhvilluar ne Krujë , ku thuhet se  avokati mbrojtës ishte dakort për sa i takon vleresimit të ligjshem të arrestit në flagrance të klientit, por avokati e mohon kete fakt duke u shprehur se nuk kam qenë dakord për arrestimin në flagrance të Sabri Hakës pasi ai është marrë tek shtëpia e tij dhe ështe çuar te banesa e braktisur ku u gjend lënda narkotike.

68 vjeçari Sabri Haka invalid i plote, baba i 4 fëmijëve dhe gjysh i 10 niperve dhe mbesave pret pas hekurave të burgut që të zbardhet e vërteta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?