BOOM denoncon: Varkat e paligjshme në Sarandë rrezikojnë jetën e turistëve
Shëtitjet me varka ose anije në det gjatë verës është një nga eksperiencat më të bukura të pushimeve verore.
Në bregdetin e Sarandës ekzistojnë disa subjekte që e ofrojnë këtë shërbim, por që janë të palicensuara.
Emisioni BOOM ka bërë një investigim, ku ka zbuluar se një subjekt ushtron këtë aktivitet prej 13 vitesh. Përveçse ishte i palicensuara për të transportuar turistë, nuk jep as kupon tatimor.


Si bëhet prenotimi
Gazetari: Neve kështu për një udhëtim interesohemi.
Pronari i varkës: Po sa veta jeni?
Gazetari: Po bëhemi 5 veta.
Pronari i varkës: Urdhëro?
Gazetari: 5 veta bëhemi.
Pronari i varkës: Është te 15 mijë lekë personi.
Gazetari: Si është 15 mijë lekë personi?
Pronari i varkës: Po.
Gazetari: Dakord, po ku mund të ikim përshembull?Aty në kakome a…?
Pronari i varkës: Kakome, Krorëz, Gremina. Kakomeja , gremina, rrini nga 10 minuta, kurse në Krorëz rri më shumë.
Gazetari: Rri më shumë. Domethënë ndalojmë edhe për ndonjë plazh, për ndonjë gjë. Ndalohet për të bërë ndonjë zhytje, ndonjë foto?
Pronari i varkës: Po, po.
Gazetari: Sa zgjat kështu si udhëtim?
Pronari i varkës: Po nisemi në orën 09:00 edhe në orën 16:00 kthehemi. Ore unë të thashë vetëm këtë punën e detit kam hall.Gjë tjetër se kam problem, ta thashë po hodhi deti nuk të çoj dot fare, po të hedhi det shumë.

Gazetari: Të marrë vesh.
Pronari i varkës: Ti gjithsesi mendoje, e më thuaj, ça të thotë vëllai jot, më kthe një përgjigje mua.
Gazetari: Ça vendi do takohemi, nga ku niseni?
Pronari i varkës: Tek limani aty, ku e ke marrë numrin.
Gazetari: Te limani? Mirë.
Ky shërbim frekuentohet nga shumë turistë, vendas dhe të huaj, madje edhe fëmijë.
Subjekti nuk jep kupon tatimor
Prenotimi është i thjeshtë, vetëm nje telefon në numrin e marrë në Facebook. Çmimi kushton 15 mijë lekë të vjetra për person, por ajo që e bën të rrezikshëm këtë udhëtim është pasiguria. Madje turistëve nuk i vishej as jeleku i shpëtimit.
Pronari i varkës: Bashkë jemi ë?
Gazetari: Po, bashkë.
Drejtuesi i varkës: Hidhu atje. Çanta ka gjë, çanta? Ma jep çantën çik mua.
Gazetari: Mos duhet t`i vëmë edhe këto ne? (jelekët e shpëtimit)
Drejtuesi i varkës: Në korrik , gusht vishen këto.
O nipçe, tani kalo njëçik djathtas.Hë bravo, të bezdisa besoj ë?(I thotë të lëviz për të ruajtur varka ekujlibrin)

Gazetari: Po si ka qenë ky vit, mirë ka qenë , se ne s`kena dalë? Ka pasur italianë më duket më thanë?
Drejtuesi i varkës: Gushti po.Ne pse kemi punë, se kemi çmime të arsyeshme o vëlla.Vjet ka pas suedëzë pothuajse një ditë po, një ditë jo.Suedezë, norvegjezë.Kemi pas jashtë mase.
Gazetari: Të lumshin krahët o shef.
Drejtuesi i varkës: Ishte kënaqësi.Mund ta thyesh njëçik atje?

Mirë na mbaje këtë, sa të thyej këtë. (I japim 5 000 lekë të reja.)
Sa të sjell një 5 -çe?
Gazetarja: Në rregull 75 ë?
Drejtuesi i varkës: 75.

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Subjekti e ka të licensuar për përdorim vetiak
Gazetarja e BOOM kontaktoi edhe me drejtorin e kufirit, i cili tha se subjekti ka një leje, por atë e ka për përdorim vetiak dhe jo për të ushtruar aktivitet me turistë. Ai tha nëse konstatohet një rast i tillë njoftohet hetimi tatimor.
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Ky mjeti lundrues është me leje lundrimi nga policia kufitare.Qëllimi i përdorimit të saj varet nga ajo ça është përcaktuar në regjistrin detar.Që në rastin konkret është për shëtitje turistike familjare.
Gazetarja: Po. Familjare do të thotë që mund të lëviz ky me njerëzit e vet?Si me pas unë patentën e makinës.
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Po pra, me njerëzit e vet. Po,me njerëzit e vet, po kështu është si rast. Dhe që të licensohen këta duhet të jenë mbi 12 persona e lart domethënë. Nëqoftëse një mjet lundrues është mbi 12 persona e lart atëherë regjistri detar i kërkon që të pajiset me licencë dhe ta përdori për turizëm.
Gazetarja: Pra, në këtë rast ai ka një leje, si me pas një patentë.
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: E marr vesh, ka një mjet që mund ta përdori për shëtitje turistike për familje, për miqtë e vet, për vete, e kupton?

Gazetarja: Por jo për turistë?
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Jo për turistë, jo, jo, jo.
Gazetarja: Po zotëria na tha që unë kam 13 vjet që e përdor.Pra nuk është se ai e përdori njëherë rastësisht. Ai punon me reklamë, më kupton? Pra, zotëtria bën reklamë. Nuk kemi ndonjë gjë personale ta sqarojmë edhe këtë. Ai nuk ka licencë për të ushtruar një aktivitet me turistë që të më marri mua dhe të më çoj atje?
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Jo, jo ai detyrimisht. Jo, s`ka. Duhet të ketë, nuk ka në këtë rast. Nëqoftëse konstatohet nga policia kufitare ne ja çojmë hetimit tatimor. Vijnë ata dhe i vendosin gjobë sepse kryen aktivitet të paligjshëm.
Gazetarja: E kuptoj. Po mirë, ky zotëria kur u nisëm dikë mori në telefon dhe i raportoi, unë po nisem për në filan vend, që i bie të ketë marrë policinë kufitare apo jo?
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: E, mund ta marri policinë kufitare, por policia kufitare s`është se e ka verifikuar në vend. Kishte policë aty që e verifikuan se kush ka hipur në mjet?
Gazetarja: Jo, nuk kishte fare, asnjë, gjatë gjithë rrugës.
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Kjo është ideja domethënë, nuk mund t`i monitorosh të gjitha mjetet që dalin në det. Pastaj është edhe pak e dhimbshme, ja ta kishe ti një mjet dhe të vij policia dhe të thotë çfarë e ke këtë? E ke kushëri, e ke vëlla, e ke kështu…është pak e bezdisshme, e kupton? Edhe policia vihet në një siklet të madh në këto raste.

Gazetarja: Po mirë në 13 vjet policia njëherë do ta kishte kontrolluar këtë kam përshtypjen?
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Vlorë: Dakord o dakord, ai mund të thotë 13, mund të thotë 10, por unë nuk e di domethënë se ai ka dhe datë kur mund ta ketë marrë ky pronësinë e mjetit.

KOHA JONË SONDAZH

