BOOM: Dy anëtarë të KZAZ në Mirditë emërohen në shkelje të kodit zgjedhor, KQZ i shkarkon
Pas denoncimit të emisionit BOOM në lidhje me emërimin në shkelje të kodit zgjedhor, të dy anëtarëve të KZAZ numër 14 në Mirditë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka liruar nga detyra dy anëtarët, duke i zëvendësuar me dy të tjerë.
Dy anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, kishin lidhje të ngushta me dy nga kandidatët për anëtar të këshillit Bashkiak Mirditë, gjë që kodi zgjedhor e ndalon.
Bëhet fjalë për Armanda Pjetrin, e cila është vajza e Pjetër Pjetrit, të parit në listën e këshilltarëve të PS.
Ndërsa anëtarja e dytë është Esmeralda Prenga e cila është bashkëshortja e Valmir Prengës të parit në listën e PSD.
Denoncimin për këtë rast do ta ndiqni sot në orën 19:00 në emisionin BOOM.
KOHA JONË SONDAZH

