BOOM i dhuron 2 karroca me rrota Rajmondës

Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të Rajmondës nga Divjaka, e cila për shkak të varfërisë dhe sëmundjes është detyruar të japë për birësim një nga dy vajzat.

Thirrjes për ta ndihmuar Rajmondën me një karrocë me rrota, i është përgjigjur një qytetar, në studion e emisionit “Ora Juaj” .

Dy gazetarët Klodi Karaj dhe Alekta Ceku shkuan në Divjakë për ti dhuruar Rajmondës dy karroca me rrota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klodi Karaj: Kur kam folur me Rajmondën nuk de dija që kishte nevojë edhe për karrocë. E mësova nga rasti që u trajtua dhe menjëherë më mori në telefon një person dhe ka ofruar dy karroca për zonjën. Unë zgjodha të isha vetë i pranishëm, për ti thënë qytetarëve se kur bëhemi bashkë mund t’ia arrijmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?